Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Pėr ju tė “padukshmit”...

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Pėr ju tė “padukshmit”... Empty Pėr ju tė “padukshmit”...

    Post by Webmaster Wed Jan 14, 2009 4:04 am

    Dr. Alban Daci
    www.albandaci.blogspot.com
    Pėr ju tė “padukshmit”...

    Nuk e di nėse keni kaluar ndonjėherė rastėsisht tek ushtari i panjohur apo tek dogana nė Tiranė dhe tė shikoni persona me fytyra tė lodhura, tė zymta dhe tė dėshpėruara, me rroba tė grisura dhe tepėr tė vjetra qė presim me dėshpėrim tė gjejnė ndonjė mundėsi pėr tė punuar, pėr tė marrė ca tė holla sa tė ushqej veten dhe fėmijėt qė e presin nė shtėpi?

    Nuk e di nėse ju ka ndodhur tė udhėtoni rastėsisht nė disa zona rurale, ku skamja mbretėron nė qetėsinė e heshtjes dhe izolimit nga bota e mirėqenies dhe jetės normale?

    Nuk e di nėse ju ka rastisur tė ndodheni jashtė vendit dhe rastėsisht tė dėgjoni bisedėn e dy rinjve shqiptarė qė bisedojnė sė bashku tė irrituar pėr situatėn qė ndodhen, sepse punėdhėnėsi nuk i ka paguar, sepse nuk kanė para pėr t’iu dėrguar familjarėve tė tyre nė Shqipėri, se nuk kanė dokumente tė shkojnė nė Shqipėri pėr tė pėrjetuar festat bashkė me tė afėrmit e tyre si e gjithė bota?

    Nuk e di nėse keni vizituar ndonjė familje tė varfėr, por tė ndershme qė nuk ka mundėsi tė ushqej fėmijėt edhe me bukė tė thatė?

    Nuk e di nėse e dini se ka akoma shumė shqiptarė qė kanė dėshira si: fėmija i vogėl i kėrkon Babagjyshit tė Vitit tė Ri ti sjell babin nė shtėpi pėr tė rregulluar dhe zbukuruar sė bashku pemėn e Vitit tė Ri, sepse ka vite qė ndodhet nė emigrim, nėna qė kalon kohėn duke parė nga dritarja me shpresėn se mos i vjen djali pėr tu ēmallur dhe pėrjetuar sė bashku festat, qė nusja pret bashkėshortin e tij me shumė dashuri dhe mall qė tė kthehet nga mėrgimi, ku ishte i detyruar tė largohej nė ditėn e tretė pas martesės pėr shkak tė kushteve tė vėshtira ekonomike qė ndodhej?

    Nuk e di nėse ju ka rastisur duke ecur nė rrugė tė shikoni njė person tė shtrirė nė trotuar dhe qė ka zgjatuar dorėn pėr tė kėrkuar mėshirė dhe ju tė largoheni me indiferentizėm pa kėrkuar tė dini tė vėrtetėn e atij personi, tė kaluarėn e tij?

    Nuk e di nėse keni takuar ndonjė tė ri qė ka mbaruar me rezultate shumė tė mira universitetin, por qė Vitin e Ri ėshtė i detyruar ta pres me statusin e tė papunėsuar, pėr faktin se nuk bėn pjesė nė asnjė lloj forme politike?

    Tė gjithė kėto janė persona qė pėr “ne” janė tė “padukshėm”, sepse jeta jonė ėshtė shumė larg rutinės sė jetės qė bėjnė ata, sepse “ne” nė shoqėrinė e sotme po e humbasim ndjenjėn e pėrgjithėsisė kolektive, por gjithmonė e mė shumė jemi tė interesuar vetėm pėr spektrin tonė individual.

    Prandaj, unė do tė uroja qė Vitit i Ri tė sjell ndryshime edhe pėr kėto realitete qė i kemi tė pranishme dua apo s’duam duam “ne” ti pranojmė.

    Babagjyshit tė Vitit tė Ri do ti kėrkoja qė emigrantėt shqiptarė tė mos presin mė me radhė tė gjata nėpėr pika kufitare nė shi, borė dhe nė tė ftohtė pėr tu kthyer pranė familjeve tė tyre, tė mos ketė familje tė varfra qė jo vetėm nuk mund tė festojnė si gjithė tė tjerėt, por tė mos diskutojnė bukėn siē ndodh fatkeqėsisht akoma nė shoqėrinė tonė, do ti kėrkoja qė atyre dy tė rinjve shqiptarė ti paguaj punėdhėnėsi i tyre, qė tė sigurojnė dokumentet pėr tė shkuar pranė tė afėrmve tė tyre sa herė qė e ndjejnė tė nevojshme, qė djalit tė ri tė sapo diplomuar me rezultate tė mira tė gjej njė punė tė mirė dhe tė merituar, djalit tė vogėl ti sjell babin e dashur jo vetėm pėr tė rregulluar pemėn e Vitit tė Ri, por edhe me hapur sė bashku dhuratat qė simbolizojnė gėzimin dhe traditėn se ēdo gjė nė kėtė jetė do e ndajmė dhe pėrjetojmė se bashku.

    Do i kėrkoja Babagjyshit tė Viti tė Ri tė ndalojė tek Ushtari i Panjohur, dogana dhe nė shumė vende tė tjera si ato, ku pėr fat tė keq Shqipėria ka shumė pėr t’iu dhuruar shpresėn dhe dėshirėn pėr jetuar si mundėsinė pėr tė pasur njė vend fiks pune dhe tė mos vazhdojnė tė frekuentojnė nė dėshpėrim dhe zhgėnjim vende tė tilla qė nuk japin asnjė kėnaqėsi aktuale pėr jetuar dhe asnjė shpresė pėr tė ardhmen se edhe jeta e tyre mund tė ketė momente tė kėndshme dhe tė gėzueshme si tė tjerėt.

    Do i kėrkoja Babagjyshit tė Vitit tė Ri qė kėto persona tė padukshėm ti bėj mė tė dukshėm dhe mė aktiv nė shoqėrinė tonė, t’iu rikthej edhe atyre buzėqeshjen e munguar, gėzimin e harruar, tė ushqyerėn e bollshme qė kurrė nuk e kanė pasur, ndarjen e emocioneve me familjarėt e tyre duke pėrjetuar pak ēaste tė lumtura nė detin vuajtjeve qė kanė deri tani.

    Shpresoj tė paktėn qė Babagjyshi i Vitit tė Ri do i dėgjoj fjalėt e mia dhe dėshirat e kėtyre personave qė janė tė “padukshėm” nė sytė tonė, sepse askush tjetėr nuk ėshtė i interesuar pėr hallet, problemet, pėr kėrkesat, dėshirat apo edhe pėr ėndrrat e tyre.

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 3:53 am