Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Aty ku kėndohet shqip, zemra ēel si njė lule nė pranvere

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Aty ku kėndohet shqip, zemra ēel si njė lule nė pranvere Empty Aty ku kėndohet shqip, zemra ēel si njė lule nė pranvere

    Post by Webmaster Mon Jun 30, 2008 2:09 am

    Dott. Alban Daci
    Aty ku kėndohet shqip, zemra ēel si njė lule nė pranvere

    Sot, nė bregun e bukur dhe tė magjishėm tė qytetit te Genovės kishte rėnė dielli qė shkėlqente mbi ujin e kristaltė duke reflektuar shpresė dhe gėzim tek qytetarėt e kėtij qyteti qė mbart nė vete njė histori tė shkėlqyer, ku njė rol tė rėndėsishėm dhe tė fortė kanė luajtur edhe shqiptarėt.
    Sot, e diel nė kalendar dhe kohė e bukur me diell tė ngrohtė nė parashikimin e motit. Pasi hėngra drekė, duke medituar si mėrgimtar larg vendit tim shkova nė qendėr tė qytetit pėr pirė njė kafe tek “Bar Historia”, pasi edhe ne shqiptarėt kemi bėrė histori ndėr shekuj qė besoj se akoma nuk ka mbaruar nė linjėn e saj njerėzore.
    I ulur jashtė nė njė tavolinė, ku rrezet e diellit mė ngrohnin, mė bėnin tė meditoja dhe tė mendoja pėr Shqipėrinė time tė dashur qė ndodhet shumė kilometra larg sipas lundruesit satelitor dhe shumė afėr lundrimit tim shpirtėror. Me merr nė telefon Bruno Aloi, miku im dhe presidenti i “Komitetit Kombėtar Kolombo” dhe mė thotė: Alban, kam njė surprizė pėr ty, po tė kaloj njė mik qė kėndon shqip. Unė, u gėzova dhe i thashė me vėrtet?
    Pa u prezantuar filloj menjėherė duke kėnduar nė shqip, zotėria qė mė kaloj nė telefon Bruno. Po kėndonte kėngėn e mrekullueshme arbėreshe “Oj e bukura more”. Mu kėnaq shpirti, sepse kėndonte bukur, po edhe se po kėndonte njė kėngė tė mrekullueshme arbėreshe.
    Pasi mbaroj kėngėn tė cilėn e dėgjova me shumė kėnaqėsi dhe mallėngjim mė tha: ti je zoti Daci? Po unė jam i thashė. Pastaj e pyeta po ju kush jeni? Jeni italian qė keni mėsuar shqip? Jo mė tha unė jam Shqiptarė (Arbėresh) jo italian. I shpreha kėnaqėsinė time qė po flisja me vėllaun tim shqiptarė dhe menjėherė i kėrkova qė tė takoheshim.
    Ai mė tha takohemi nga ora pesė pasdite dhe lidhu me Brunon pėr vendin. I thashė patjetėr dhe mezi pres qė t’iu takoj dhe ju falėnderoj shumė pėr kėngėn qė kėnduat aq bukur saqė trazoj shpirtin me emocione dhe kujtime.
    Kaloj Bruno nė tel, tė cilin e falėnderova menjėherė pėr surprizėn qė mė bėri dhe e pyeta se ku mund tė takoheshim. Ai mė tha: Alban nė orėn pesė pasdite tek “Porti antik” bėhet festa e “San Franceskos”, ku je i ftuar edhe ti si delegat i “Komitetit Kolombo” pėr Shqipėrinė. Tė presim aty nė orėn pesė. Ok! Shihemi mė vonė i thashė,
    Mbylla telefonin dhe po qėndroja akoma tek bari nėn shoqėrinė e rrezeve tė diellit dhe nė dialogun e heshtur tė kafesė, i zhytur plotėsisht nė mendime dhe i emocionuar nga “E bukura more” qė sapo dėgjova.
    Ngaqė ne shqiptarėt kemi karakterin e kthimit tė respektit dhe kėnaqėsisė, mendova qė vėllait arbėresh nė cilėsinė e kryetarit tė organizatės shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare”, ti dhuroja nė shenjė vėllazėrie dhe dashamirėsie flamurin shqiptar qė mbahet nė xhaketė.
    Kėshtu bėra! Mora flamurin qė mbaja nė xhaketėn tim dhe u nisa rreth orės katėr e gjysmė pėr tė shkuar tek festa e “San Franceskos” qė behej tek “porti antik”, ku dhe unė isha i ftuar.
    Sapo arrij pėrshėndetem dhe takohem jo vetėm mė mikun tim, por me mikun e gjithė shqiptarėve kėtu nė Genova, Brunon, tė cilin e pyes, ku ėshtė vėllai im arbėresh? Bruno, mė thotė vjen tani nuk vonohet shumė. Kėshtuqė shkova dhe u ula me tė ftuarit e tjerė nė sallėn e improvizuar jashtė nė “Piazza” (shesh”) krahas tė ftuarve tė tjerė.
    Pa kaluar shumė kohė, befas me prek dikush nė shpatull dhe mė thotė ē'kemi mik? Ju jeni shqiptari mė tė cilin fola sot? Po i them unė? Ah! I Gėzuar mė thotė unė jam Francesko, arbėresh. Po flisja italisht me tė, por mė kundėrshton dhe mė thotė kam qejf tė flasim shqip.
    nga e majta Francesko Maria Arbėresh, Virginia Barrett, aktore dhe regjisore si dhe Dott. Alban Daci, kryetari i organizatės \"Gjenerata Re Shqiptare\".
    Po ju pėrgjigja, madje ėshtė kėnaqėsi pėr mua. Mė tha se Sot, me gjithė qejf dhe gėzim para gjithė tė ftuarve do tė kėndoj dy kėngė shqiptare “Moj e bukura more” si dhe “Lule, lule”.
    Parasėgjithash, ėshtė njė kėnaqėsi pėr mua qė tė takohem me njė arbėresh, pasi edhe pse kanė kaluar shumė shekuj, ndjehen dhe janė krenar qė janė shqiptarė si dhe prezantojnė nė mėnyrė tė shkėlqyer kulturėn shqiptarė nė Itali.
    Prandaj, nė emėr tė organizatės “Gjenerata Re Shqiptare” dua t’iu dhuroj flamurin shqiptarė si dhe ta vendosni nė xhaketė gjatė kohės qė do tė kėndoni. Ju bė shumė qejfi, i gėzuar mė thotė po patjetėr, sepse unė jam shqiptar.
    Vuri flamurin nė xhaketė dhe u ngjit nė skenė.
    Para se tė fillonte tė kėndonte tha: dua tė pėrshėndes njė mik, njė vėlla shqiptar qė sapo e njoha, zotin Daci, si dhe tė gjithė vėllezėrit e mi shqiptarė duke ju dedikuar kėto kėngė tė mrekullueshme shqiptare.
    Sapo filloj tė kėndonte, zėri i tij i mrekullueshėm dhe emocionues si dhe ritmi i gjallė i muzikės shqiptarė ndezi flakėn dhe atmosferėn e festės nė sheshin e hapur tė qytetit tė Genovės. Nė ato momente zemra ime u freskua dhe ēeli si njė lule nė njė ditė tė mrekullueshme pranvere, ku dielli dhe kėnga e Franceskos krijuan fotosintezėn Atdhe nė shpirtin tim dhe kulturėn e bukur shqiptare nė mendjet e qytetarėve italian.
    E gjithė salla po e shoqėronte me duartrokitje tė forta, duke treguar se kultura ėshtė armė e fortė integrimi dhe sensibilizimi mes popujve. Kjo atmosferė mė emocionoj pa masė saqė po kėndoja me gjithė shpirt.
    Pas kėsaj atmosfere tė mrekullueshme, u takova pėrsėri me vėllaijn arbėresh dhe i thashė dua tė flasim pėr tu prezantuar mė mirė. Patjetėr mė tha, pasi ne shqiptarėt kur takohemi qoftė edhe nė herėn e parė takohemi si vėllezėr. Faleminderit shumė ju pėrgjigja. I bėra komplimentet e mia pėr zėrin dhe pėr mėnyrėn e tė kėnduar, sidomos pėr pėrcjelljen e emocioneve qė bėri. Pastaj e pyeta sa kohė keni qė kėndoni? Ai mu pėrgjigj duke qeshur qė kur kam lindur! Mė bėri shumė pėrshtypje pėrgjigja e tij filozofike.
    Francesko, po mė thoshte jo vetėm qė ėshtė shqiptar, por qė ka lidhje tė forta me Shqipėrinė, pasi kur shkon atje ndjehet si nė shtėpinė e tij. Vitin e kaluar kishin krijuar dhe organizatėn Ital-Alban, si dhe ėshtė anėtar i grupit folklorik arbėresh qė quhet “Mot mė parė” . Kishte pasur rastin tė njihej me tenorin shqiptar Kastriot Tusha dhe tė kėndonte me kėngėtarin Ilir Shaqiri.
    Dua t’iu tregoj me kėtė qė pėrjetova unė sot se: Arbėreshėt janė krenar qė janė shqiptar, dhe kėndojnė kėngė shqiptare.
    Po ne shqiptarėt e Shqipėrisė? Ne duhet tė jemi jo vetėm krenar, por tė detyruar qė kulturėn tonė, muzikėn tonė ta prezantojmė nė botė.
    Ne, duhet t’iu tregojmė tė tjerėve se imazhi i shqiptarėve nuk ėshtė ai qė krijohet padrejtėsisht nėpėr televizione, por ajo qė ne kemi ndėrtuar dhe trashguar ndėr shekuj si njė popull me vlera dhe histori tė jashtėzakonshme.
    Muzika jonė , ēel jo vetėm zemrat tona tė plagosura nga realitet e politikės sė keqe qė faktetsisht ka pasur nė dorė fatet e vendit tonė, por zemrat e ēdo qytetari tė civilizuar tė botės, qė pranon integrimin dhe qė diversitetin e shikon si pasuri.

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 3:15 am