Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Vlerat dhe antivlerat

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Vlerat dhe antivlerat Empty Vlerat dhe antivlerat

    Post by Webmaster Sat Sep 20, 2008 2:17 am

    Dr. Alban Daci
    Vlerat dhe antivlerat

    Shumė tė rinj vazhdojnė tė zgjedhin Perėndimin pėr tė bėrė studimet e larta universitare, nė kėrkim tė vlerave tė vėrteta tė demokracisė, lirisė, barazisė dhe meritės. Nė dekadėn e fundit numri i tė rinjve qė zgjedhin shkollimin jashtė ėshtė gjithmonė e nė rritje. Kjo mendoj se ka ndodhur dhe po ndodh pėr disa arsye:
    Sė pari, tė rinjtė shqiptarė vazhdojnė tė humbin gjithmonė e mė shumė besimin tek universitetet shqiptare, sepse mendojnė se kriteret kryesore informate, si: merita, cilėsia e mėsimdhėnies dhe mundėsia pėr njė formim tė mirė akademik po bėhen gjithnjė e mė tė paralizuara.
    Sė dyti, tė rinjtė shqiptarė e shikojnė kryerjen e studimeve jashtė vendit jo vetėm nė marrjen e njė informacioni tė nivelit tė lartė akademik, por edhe si mundėsi pėr tė eksploruar kultura tė tjera dhe pėr tė pasur mundėsi punėsimi me standarde perėndimore si nė kushte dhe nė pagesa.
    Zėri i kėtyre tė rinjve qė kanė zgjedhur universitetet e huaja ka filluar tė dėgjohet nė Shqipėri, falė artikujve qė na paraqesin nė bashkėpunim me shtypin e shkruar shqiptar. Megjithatė, zėri i tyre dėgjohet vetėm nga intelektualėt dhe populli i thjeshtė, por qė bie nė vesh tė shurdhėr, kur bėhet fjalė pėr mjediset e politikės shqiptare dhe pėr sallonet e shtetit shqiptar.
    Shteti shqiptar, me organizmat e tij institucional, pėr tė bėrė pakės publicitet se ne po ndryshojmė dhe se kėto ndryshime vinė nga forcat e reja nė energji dhe njohuri, ka paraqitur disa projekte apo ide pėr kthimin dhe punėsimin e tė rinjve qė kanė kryer studimet tė cilat thjeshtė kanė mbetur si tė tilla.
    Mendoj se disa realitete pushteti kėtu nė Shqipėri kanė frikė nga forca dhe energjia e tė rinjve qė kanė studiuar jashtė, sepse ato janė formuar dhe shkolluar nė vende me demokraci tė vėrtetė dhe jo nė vende, ku injoranca mund tė mbizotėroj mbi diturinė, ku korrupsioni ėshtė mė i fortė se merita, ku hipokrizia ėshtė me e fortė se ndershmėria dhe korrektėsia.
    Kam dėgjuar se edhe disa tė rinj qė morėn guximin pėr t’u kthyer pėr gjithmonė nė Shqipėri pasi kishin kryer studimet, akoma pa sistemuar mirė valixhet e tyre, u larguan pėrsėri, sepse nuk kishin miq tė fortė qė tė zinin njė vend pune, edhe pse pėrsa u pėrket kritereve informale e meritonin plotėsisht. Njė pjesė e mirė e tyre, edhe pėrse nuk kishin pasur asnjė lloj lidhje personale dhe familjare me regjimin e kaluar, u larguar nga vendet e punės me pretekstin se na qenkan komunistė. Kėto largime u fshehėn nė maskėn e reformės nė administratėn publike, e cila, nė tė vėrtetė, ishte njė kthim mbrapa, sepse u larguan specialistėt e vėrtetė, njerėzit e kualifikuar nė universitetet mė tė mira tė Perėndimit dhe u rikthyen komunistėt e regjimit enverist, militantėt e rrugės, halabakėt e bareve dhe njerėzit e pakualifikuar.
    Shqipėria, ėshtė ndėr vendet mė tė pakta tė demokracive perėndimore, ku rinia nuk ka asnjė lloj roli nė vendimmarrje, si dhe nuk pėrbėn forcėn rinovuese tė vendit, po pėrkundrazi i jepet mandati i largimit njėherė e pėrgjithmonė. Kėta studentė, qė kanė marrė vetėm vlerėsime pozitive, ku kanė studiuar dhe janė vlerėsuar si njerėz me vlera tė larta intelektuale, me nivel tė lartė nė fushėn e formimit akademik, si dhe me aftėsi tė jashtėzakonshme integruese nė jetėn e shoqėrisė sė vendit qė kanė zgjedhur tė studiojnė, nuk vlerėsohen dhe pėrkrahen aspak nga shteti amė. Pėrkundrazi, herė-herė, ekzistenca e tyre fshihet, mohohet ose vihet nė dukje vetėm pėr interesa tė caktuara nė shėrbim tė politikės qė dėshiron t’i pėrdor si numra pėr llogaritje tė rezultateve fituese nė zgjedhje politike.
    Vendi ynė, qė pas rrėzimit tė regjimit komunist, ka shprehur vullnetin e tij me dėshirėn dhe kėmbėnguljen e qytetarėve tanė tė bėhet vend demokratik ashtu si vendet simotra nė Perėndim por, akoma, nė ditėt tona, kjo dėshirė dhe nevojė nuk ėshtė realizuar duke na lėnė nė njė faze ndėrmjetėsuese qė, tashmė, jemi mėsuar ta quajmė tranzicion.
    Gjithkush nga ne mund tė pyesė se pėrse ne nuk u integruam dhe u zhvilluam ashtu si vendet e tjera tė Evropės Juglindore, si dhe pėrse akoma sot nė vendin tonė nuk ka njė demokraci tė mirėfillte moderne?
    Nė Shqipėri, me tė vėrtet u rrėzua rrėgjimi komunist si dhe u ndėrrua fasada e formės qeverisėse por, nuk u ndėrrua shkelja e kėsaj fasade, qė mbeti po ajo e vjetra nė formėn e tė vepruarit dhe tė qeverisurit.
    Prandaj, krahas impenjimit mė me pėrkushtim nė thellimin e reformave nė vend, si: lufta me seriozitet dhe pa tolerancė e krimit tė organizuar, tė korrupsionit, pėr tė dalė nga tranzicion vendi ynė ka nevojė pėr njė frymė tė re, pėr njė mentalitet tė ri qeverisės tė personifikuar me demokracinė moderne perėndimore. Frymėn e re dhe mentalitetin e ri askush nuk e pėrfaqėson mė mirė se rinia qė po shkollohet duke marrė eksperienca tė drejtpėrdrejta akademike dhe jetėsore nė demokracitė perėndimore. Prandaj, kjo rini qė mbart vlera pėrparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetėm tė vlerėsohet, ashtu siē e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe tė pėrkrahet dhe tė mbėshtetet pėr t’i dhėnė hapėsirat e domosdoshme, ku mund tė jap ndihmėn e saj pėr tė bėrė tė mundur daljen e vendit tonė njėherė e mirė nga tranzicioni i stėrzgjatur.
    Nėse tė rinjtė e shkolluar jashtė do tė vazhdojnė tė zhvlerėsohen dhe tė trajtohen nga shteti sikur tė ishin tė njerkės, vendi rrezikohet tė mos integrohet nė Evropė nė 2015, sipas sondazhit tė fundit por, ndoshta, ecuria integruese e tij do tė vihej me tė vėrtetė pėrballė pikėpyetjes sė madhe, sepse do tė vazhdoj tė pėrfaqėsohet nga klasa e vjetėr e politikės shqiptare, e cila, nė dy dekadat e fundit ka bėrė njė hap para dhe dy mbrapa.
    Ne tė rinjtė shqiptarė, qė ndjehemi me tė drejtė tė vlerėsuar dhe tė pėrgatitur pėr tė ndihmuar vendin tonė nė rrugėn e drejtė tė reformave dhe progresit, nuk duhet ta lėmė fatin e vendit tonė nė dorėn e klasės drejtuese aktuale, qė nuk mbart asnjė vizion modern nė mėnyrėn qeverisėse dhe nė thellimin e reformave integruese.
    Prandaj, ne, nuk duhet tė presim qė tė “vjetrit” tė na thonė hajdeni se ne e mbaruam radhėn tonė, tani e keni ju qė tė merrni nė dorė fatin e vendit, duke u betuar se do tė punoni me ndershmėri dhe pėrkushtim pėr ta bėrė atė tė bukur dhe pasur dhe jo ashtu siē e lamė ne tė varfėr dhe nė tranzicion.
    Ne duhet tė jemi tė vendosur dhe tė bindur se vendi ynė meriton tė jetė si vendet e tjera nė Evropė, sepse natyra e ka bėrė tė pasur me ujėra, male, fusha, dete dhe minerale.
    Nėse, ne, pėrpiqemi me mjete legjitime pėr ta bėrė vendin tonė tė demokratizuar dhe tė lulėzuar, ashtu siē e meriton me tė vėrtet, jo vetėm qė nuk kemi bėrė ndonjė mėkat, por kemi bėrė vetėm detyrėn si qytetar legjitim tė kėtij vendi.
    Tė presėsh akoma qė klasa aktuale tė ndryshoj duke na bėrė ēudira tė pa parishikuar nė tė mirė tė vendit dhe tė qytetarėve ėshtė thjeshtė humbje kohe, sepse historia u dha gjithė kohėn e mjaftueshme pėr ta bėrė dhe nuk e bėnė.
    Tė besosh se tė pa emancipuarit, tė pa shkolluarit, tė pa aftėt dhe militantėt mund ta zhvillojnė vendin tonė paralelisht me vendet e tjera tė zhvilluar ėshtė njė lloj sikur tė presėsh tė ziejė fasulja qė Nastradini e kishte hequr nga furnela dhe e kishte vendosur nė dritare pėr ta zier dielli.
    Koha nuk na pret, vendi ka nevojė pėr ne dhe ne kemi nevojė pėr atė, ne nuk mund tė jemi askushi nėse nuk i tregojmė vlerat tona tė vėrteta nė tė mirė tė mirėqenies dhe zhvillimit, si dhe vendi ynė nuk mund tė jetė i integruar dhe krenar nėse ne nuk jemi pjesė e kohezionit ndryshues drejt kahut pozitiv.

      Current date/time is Thu Mar 28, 2024 3:18 am