Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Quo vadis Kosova?

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Quo vadis Kosova? Empty Quo vadis Kosova?

    Post by Webmaster Tue Jan 29, 2008 1:53 am

    Quo vadis Kosova?

    Nga Av. Jordan DACI, M.A*


    Ky fillim viti, pritet qė tė jetė vendimtar pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe nė tė njėjtėn kohė edhe njė periudhė sfide pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Ėshtė me rėndėsi qė institucionet vetėqeverisėse, klasa politike dhe e gjithė popullsia, tė ndėrgjegjėsohen pėr rėndėsinė qė kanė kėto zhvillimet pėr tė ardhmen e Kosovės dhe tė ardhmen e tyre. E thėnė me fjalė tė tjera, statusi pėrfundimtar i Kosovės dhe e ardhmja ekonomike e sociale e vendit qėndrojnė mbi interesat politike dritėshkurtra. Njė rol i rėndėsishėm duhet luajtur edhe nga Republika e Shqipėrisė, e cila pėr hir tė sė vėrtetės me paqėndrueshmėrinė dhe papjekurinė politike qė po tregon nuk e ndihmon aspak ēėshtjen e Kosovės. Njė Shqipėri e fortė ekonomikisht dhe politikisht ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė lojėn e madhe ndėrkombėtar nga e cila varet nė njė pjesė tė madhe edhe e ardhmja e Kosovės.

    Pavarėsisht nga rrethanat qė ndikojnė nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, praktika e deritanishme ka provuar qė ēdo zgjidhje e propozuar qė do tė legjitimizojė ndarjen e pushtetit mbi baza etnike dhe qė nuk do tė shkėpuste pėrfundimisht Kosovėn nga Serbia, pavarėsisht nga emri dhe forma e saj, nuk do tė prodhonte stabilitet dhe do tė ishte shkak pėr keqėsimin e situatės politike, ekonomike dhe tė sigurisė nė mbarė Ballkanin. Po ashtu, ėshtė me rėndėsi tė kuptohet nga opinioni publik qė integrimi evropian nuk mund tė zgjidh problemin e Kosovės, pasi integrimi i plotė i Kosovės dhe i vendeve fqinje do tė zgjasė mė shumė se dy dekada dhe sigurisht ēėshtja e Kosovės nuk mund tė pres edhe disa dekada tė tjera pėr tu zgjidhur. Sigurisht, ky qėndrim nuk cėnon faktin qė integrimi evropian shėrben ndėr tė tjera edhe si faktor stabiliteti, i cili po tė shoqėrohet edhe me veprime dhe nisma tė tjera, ndihmon fuqishėm shuarjen e konflikteve etnike dhe hedh bazat pėr njė tė ardhme tė sigurt pa konflikte. Siguria pėr kėtė sukses, sigurisht ėshtė dhe do tė jetė mirėqenia, e cila edhe nė Bashkimin Europian tė sotėm ėshtė faktori kryesor i unitetit dhe qė nxit pėrparimin drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė dhe tė sigurt pėr mbarė komunitetin evropian dhe tėrthorazi edhe pėr mbarė botėn. Ndėrkohė, varfėria dhe mjerimi nuk prodhojnė asgjė tjetėr veēse konflikte. Kjo klimė konfliktuale, pasqyrohet edhe nė situatėn politike dhe cėnon ndėr tė tjera edhe raportet midis qeverisė dhe qytetarėve. Kėto tė fundit tashmė, presin me padurim pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
    Pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ėshtė njė ndėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme me tė cilat pėrballet Ballkani, BE dhe i gjithė komuniteti ndėrkombėtar. Rėndėsia e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės materializohet mė shumė nė ndikimet qė do tė ketė ky status nė politikėn ndėrkombėtare dhe veēanėrisht nė atė Ballkanike. Diskutimet mbi kėtė ēėshtje, nuk mund tė ndahen nga ose tė lėnė mėnjanė, frymėn nacionaliste qė ka mbizotėruar dhe vazhdon tė mbizotėrojė nė politikėn e Ballkanit dhe atė botėrore si dhe interesat ekonomikė dhe ato gjeopolitikė tė vendeve tė fuqishme tė Komunitetit Ndėrkombėtar. Pėr njė pjesė tė madhe tė shteteve, politika e jashtme, bazohet nė fuqinė, e cila nė shumicėn e rasteve ėshtė rezultat i aleancave ushtarake dhe ekonomike, shpesh herė edhe jo tė deklaruara. Ēėshtja e Kosovės pėr shumė shtete nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė numėr nė llogaritė mbi ekuilibrat e fuqisė politike, ushtarake dhe ekonomike. Sigurisht njė fakt i tillė i bėn qytetarėt e Kosovės tė jenė mė shumė tė shqetėsuar pėr tė ardhmen e tyre, e cila pėr ato sigurisht nuk nėnkupton njė numėr mė shumė nė llogaritė e aktorėve tė komunitetit ndėrkombėtar... Nė tė vėrtetė, pėr tė gjithė ėshtė mė se e qartė qė politika ndėrkombėtare ėshtė njė ēėshtje pazari kur “mallrat dhe shėrbimet” qė shkėmbehen nė kėtė rast janė interesat ekonomik, gjeopolitik etj. Nga ana tjetėr, procesi i pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, nuk mund tė trajtohet si njė proces i shkėputur nga proceset dhe politika ndėrkombėtare e shteteve mė tė fuqishme tė botės, ndonėse pėr qytetarėt e Kosovės, kjo ēėshtje lidhet nė pjesėn mė tė madhe vetėm me tė ardhmen e tyre. Po ashtu, njė ndikim jo tė pakėt nė pėrcaktimin e statusit kanė edhe interesat afatgjata tė shteteve me ndikim nė komunitetin ndėrkombėtar.
    Nė kėto kushte, lind pyetja ēfarė mund tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės? Sigurisht pėr Shqiptarėt do tė thotė pavarėsi, ndėrsa pėr Serbėt, mė pak se pavarėsi dhe mė shumė sesa autonomi. Nga ana tjetėr, Komuniteti ndėrkombėtar ende nuk ėshtė pėrcaktuar qartė dhe pritet tė fshihet pas propozimeve tė Ahtisarit. Ndėrkohė, nė tryeze tė bisedimeve janė hedhur shumė teza, e pėrbashkėta e tė cilave ėshtė prania ndėrkombėtare pėr njė periudhė tė pacaktuar kohe. Sigurisht, nga njė kėndvėshtrim logjik, prania ndėrkombėtare ėshtė mė se e nevojshme pėr njė periudhė kalimtare pėr arsye tė nevojės sė ruajtjes sė rendit, qetėsisė dhe mbi tė gjitha pėr tė ndihmuar institucionet vetėqeverisėse tė perfeksionohen dhe tė sigurojnė nė zhvillim tė qėndrueshėm dhe mbi tė gjitha pėr tė bindur Serbėt e Kosovės ta shohin shtetin e Kosovės si shtetin e tyre dhe tė punojnė sė bashku nė garantimin e njė sistemi qeverisje demokratik dhe funksional. Megjithatė, shtrohet pyetja se cili do tė jetė roli i Administratės Ndėrkombėtare pas pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės? Sigurisht, kjo ėshtė njė ēėshtje nė diskutim e sipėr, por ajo qė duhet tė shmanget me ēdo kusht, ėshtė krijimi i njė Bosnje e Hercegovine tė Re, e cila ka provuar qė ėshtė jo funksionale dhe i ngjan njė kolonie moderne, qė ndryshe nga modelet origjinale nuk udhėhiqet nga njė shtet, por nga njė grup shtetesh apo grup individėsh. Ēėshtja mė kryesore e pėrcaktimit tė statusit, ka tė bėjė me fitimin ose jo tė personalitetit ndėrkombėtar ose tė tė qenit subjekt pares inter pares (i barabartė ndėrmjet tė barabartėve) i tė Drejtės Ndėrkombėtare, gjė e cila nė kuptimin juridik, nuk mund tė ndodhė pa ndryshimin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit (KS). Megjithatė, duke iu referuar zhvillimeve mė tė fundit, ndryshimi i kėsaj rezolute me anė tė njė votimi nė KS qė do tė kishte si rezultat pavarėsinė e Kosovės, praktikisht duket njė mision i pamundur, pėr shkak tė qėndrimit tė Rusisė dhe ndoshta edhe i Kinės si anėtare me tė drejtėn e vetos nė KS. Nė kėto kushte, lind pyetja se si do veprohet? Sigurisht, sipas mendimit tim, mendoj qė zgjidhja e vetme, do tė jetė njė njohje mbi baza individuale e shtetit tė ri tė Kosovės. Gjėja mė e fundit e cila do tė tremb qytetarėt e Kosovės, ėshtė teza e braktisjes sė saj nga prania ndėrkombėtare, e cila pėr shumė arsye nuk mund tė ndodh... Ndėrkohė, ėshtė mė se e qartė qė statusi i ri i Kosovės pėr shumė shtete ēfarėdo qoftė ai, do tė jetė pėr njė kohė tė gjatė i papranueshėm dhe kjo duhet tė jetė njė arsye mė shumė pėr komunitetin ndėrkombėtar pėr tė qenė mė i qartė dhe i prerė nė pėrcaktimin e kėtij statusi. Ēdo formė e cila do tė legjitimonte njė pushtet shtetėror i bazuar nė ndarjen etnike dhe njė pushtet kolonial do tė ishte jo funksional dhe nuk do tė ishte njė faktor stabilizues nė Ballkan, por vetėm njė konservues i gjendjes aktuale. Zgjidhja mė e mirė, do tė ishte njė Kosovė e pavarur, me tė drejta tė plota pėr tė qenė anėtare e barabartė e komunitetit ndėrkombėtar dhe organizmave ndėrkombėtare. Ndėrkohė, roli i administratės ndėrkombėtare ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi tė dorės sė dytė e cila nė ēdo rast nuk mund tė jetė pėrveēse e pėrkohshme. Ēdo zgjidhje tjetėr, qė nuk do tė garantonte njė personalitet tė qartė tė shtetit tė Kosovės dhe tė shkėputur plotėsisht nga Serbia, pavarėsisht nga roli dhe prania ndėrkombėtare do tė ishte njė status i njėjtė me tė sotmin, vetėm se nė kėtė rast do tė kishte njė emėr tė ri, por nė thelb do tė kuptonte tė njėjtėn gjė. Shpresojmė, qė tashmė komuniteti ndėrkombėtar ka kuptuar tashmė, qė krijesat artificiale si unioni i Serbisė dhe Malit tė zi, apo forma tė tjera si Bosnja e Hercegovina, nuk janė funksionale dhe nuk prodhojnė zhvillim dhe stabilitet, por janė thjesht forma tė cilat kanė si synim shtyrjen nė kohė tė zgjidhjes pėrfundimtare tė problemeve...Pa vendosmėria e Komunitetit Ndėrkombėtar pėr t’u pėrballur siē duhet me problemet nuk mund tė jetė shkak pėr t’i mohuar tė drejtėn pėr tu vetėqeverisur njė populli tė robėruar ndėr shekuj...
    *Lektor i tė Drejtave tė Njeriut dhe i tė Drejtės Ndėrkombėtare Publike, Master pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokracinė, Universiteti i Bolonjės dhe Sarajevės

      Similar topics

      -

      Current date/time is Thu Apr 18, 2024 9:56 pm