Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Gjykata Kushtetuese e Rep. Shqipėrisė

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Gjykata Kushtetuese e Rep. Shqipėrisė Empty Gjykata Kushtetuese e Rep. Shqipėrisė

    Post by Webmaster Tue Sep 23, 2008 11:05 pm

    Historiku i Gjykatės Kushtetuese tė Rep. Shqipėrisė



    Ndryshimet demokratike qė ndodhėn nė fillim tė viteve ’90 shėnuan kthesė rrėnjėsore nė historinė e shtetit shqiptar dhe tė institucioneve tė tij. Nė kuadėr tė kėtyre ndryshimeve u krijua edhe Gjykata Kushtetuese, si njė nga institucionet mė tė rėndėsishme pėr garantimin e rendit tė ri kushtetues qė po instalohej nė Shqipėri. Sipas kėsaj baze kushtetuese Gjykata Kushtetuese pėrbėhej nga 9 anėtarė, 5 prej tė cilėve zgjidheshin nga Kuvendi dhe 4 nga Presidenti i Republikės. Kryetari i Gjykatės Kushtetuese zgjidhej me votim tė fshehtė nga vetė gjyqtarėt. Ligji i mėsipėrm pėrcaktonte edhe statusin e gjyqtarėve kushtetues, kompetencat e atributet, subjektet qė e vinin nė lėvizje dhe fuqinė detyruese tė vendimeve tė saj. Anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese kanė qenė: Rustem Gjata (Kryetar i Gjykatės Kushtetuese 1992-1998), Manol Konomi, Feti Gjilani, Hilmi Dakli, Franc Jakova, Veli Budo, Thimjo Kondi, Natasha Sheshi, Ylvi Myrtja, Halil Kopani, Metush Saraēi, Hajredin Fuga, Bardha Selenica, Sabri Rrapi, Tefta Zaka. Anėtarėt aktualė tė Gjykatės Kushtetuese janė: Fehmi Abdiu (Kryetar prej 1998), Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuēo, Kristofor Peēi, Kujtim Puto, Sokol Sadushi dhe Petrit Plloēi.


    Ka pasur polemika sa i pėrket ēėshtjes sė pėrtėritjes sė pėrbėrjes sė Gjykatės Kushtetuese. Burim pėr kėto polemika ka qenė interpretimi i ndryshėm qė i bėhej dispozitave tė ligjit kushtetues qė rregullonte funksionimin e kėtij institucioni. Gjithsesi rregullimi i ri kushtetues dhe ligjor bėri qė tė mėnjanoheshin keqkuptimet lidhur me kėtė ēėshtje. Pėrtėritja e Gjykatės Kushtetuese bėhet tashmė nė mėnyrė tė rregullt ēdo tre vjet. Ligji kushtetues nr.7561, datė 29.04.1992 Pėr disa ndryshime e plotėsime nė ligjin nr.7491, datė 29.04.1991 Pėr dispozitat kryesore kushtetuese mbi bazė tė tė cilit u krijua dhe Gjykata Kushtetuese kėrkonte nxjerrjen e akteve tė tjera pėr rregullimin e veprimtarisė sė saj. Mė 15.07.1998 Kuvendi miratoi ligjin nr.8373 Mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, i cili krijoi njė bazė ligjore pėr ēėshtjet e veprimtarisė sė Gjykatės Kushtetuese. Mė 28.11.1998 hyri nė fuqi Kushtetuta e Shqipėrisė, nė tė cilėn Gjykata Kushtetuese zuri pėrsėri njė pozitė institucionale tė rėndėsishme.
    Gjithashtu ajo solli dhe ndryshime nė mėnyrėn e caktimit tė anėtarėve, tė kompetencave dhe subjekteve qė e vėnė atė nė lėvizje. Gjyqtarėt emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e
    Kuvendit. Kryetari emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit pėr njė periudhė 3-vjeēare me tė drejtė riemėrimi.



    Kushtetuta
    kėrkonte nxjerrjen e akteve ligjorė nė zbatim tė saj. Si rrjedhojė
    e kėsaj, mė 10.02.2000 Kuvendi miratoi ligjin nr.8577 Mbi
    organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės
    sė Shqipėrisė, i cili u hartua me ndihmėn e Komisionit tė Venecias
    “Demokracia pėrmes ligjit”. Ky ligj rregullonte ēėshtje tė tilla,
    si p.sh mėnyrėn e paraqitjes sė kėrkesės, shqyrtimin paraprak,
    proēedurat e gjykimit, statusin dhe mandatin e gjyqtarit. Nė
    mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė themi se veprimtaria e Gjykatės
    Kushtetuese ndahet nė dy periudha: periudha e parė pėrfshin kohėn
    gjatė sė cilės ajo ka funksionuar nė bazė tė Dispozitave Kryesore
    Kushtetuese, ndėrsa periudha e dytė pėrfshin kohėn pas hyrjes nė
    fuqi tė Kushtetutės sė re dhe ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese. Qė
    nga krijimi i saj Gjykata Kushtetuese ka dhėnė vendime tė natyrave
    tė ndryshme duke u shprehur pėr kushtetutshmėrinė ose jo tė
    normave ligjore apo akteve normative tė institucioneve qendrore
    dhe vendore, interpretimin e Kushtetutės, parimet kushtetuese pėr
    njė proces tė rregullt ligjor. Njė nga vendimet mė tė rėndėsishme
    tė saj ka qenė V-65/99, me anė tė tė cilit dėnimi me vdekje i
    parashikuar nga Kodi Penal u shpall i papajtueshėm me Kushtetutėn.
    Qė prej krijimit tė saj vėllimi i punės sė kryer nga Gjykata
    Kushtetuese ka shėnuar rritje tė ndjeshme.



    { marrė nga http://www.gjk.gov.al dt. 24/09/2008 }

      Similar topics

      -

      Current date/time is Thu Mar 28, 2024 5:59 am