Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Ėndrra universitare sa afėr dhe larg

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Ėndrra universitare sa afėr dhe larg Empty Ėndrra universitare sa afėr dhe larg

    Post by Webmaster Fri Jul 11, 2008 9:34 pm

    Dr. Alban Daci
    www.albandaci.blogspot.com

    Ėndrra universitare sa afėr dhe larg
    Sapo u mbyll ky vit akademik pėr maturantėt shqiptar, ku njė pjesė e mirė e
    tyre tani kanė objektiv kryesor fillimin e jetės universitar,
    frekuentimin e auditorėve dhe bibliotekave pėr tė thelluar njohurit e
    tyre pėr profesionet qė duan tė ushtrojnė nė tė ardhmen. Tė rinjtė e
    zonave urbane mund tė themi qė janė pėrgatitur gjatė gjithė periudhės
    sė gjimnazit pėr tė pasur njė rezultat maksimal nė provat e pranimit
    pėr tė hyrė nė universitete. Kjo pėrgatitje konsiston nga njė
    pėrgatitje sistematike gjatė katėr viteve tė gjimnazit, e cila nė vitet
    e fundit ėshtė shoqėruar edhe me frekuentimin e kurseve private nė
    lėndė tė veēanta qė mund tė korrespondojnė me orientimin e programit
    universitar qė kanė dėshirė tė ndjekin. Po nė zonat e thella veriore
    kush ėshtė panorama qė na ofrohet nė objektivin tonė? Panorama ėshtė aq
    shumė e trishtueshme sa duhet tė alarmohemi, sepse sistemi arsimor nė
    kėto zona ėshtė nė njė degradim tė thellė. Nė vitet e fundit mund tė
    themi me siguri, e cila nė ēdo moment mund tė jetė e verifikueshme, qė
    prodhohet njė numėr nė rritje analfabetėsh dhe injorantėsh. Me pak
    fjalė nėse vazhdohet kėshtu shumė shpejt kėto zona tė Shqipėrisė do i
    gllabėroj jo vetėm mjerimi qė gjithmonė ka qenė i pranishėm, por edhe
    injoranca. Nė shumė zona tė thella tė Shqipėrisė, shkollat ku mund tė
    mėsohet mungojnė fare ose janė me orė tė tėra larg, ku mungesa e
    infrastrukturės rrugore, e mjeteve tė transportit bėjnė qė frekuentimi
    i orėve tė mėsimit tė mbetet mė shumė nė ėndrrat e nxėnėsve, se sa nė
    realitetin e pėrditshėm tė tyre. Kjo situatė e krijuar ka detyruar
    shumė fėmijė arsimdashės qė edhe pse e kanė shumė nė zemėr shkollėn, ta
    braktisėn atė duke mbetur tė lėnduar thellė nė shpirtin e tyre tė
    brishtė dhe tė pafajshėm. Megjithatė disa tė tjerė tė nxitur edhe nga
    prindėrit e tyre si dhe nga dėshira e tyre personale vendosin tė
    sakrifikojnė orė tė tėra rruge nė kėmbe, duke sfiduar kushtet klimatike
    dhe gjeografike malore me qėllimin e vetėm qė njė ditė tė arrijnė tė
    realizojnė ėndrrat e tyre profesionale dhe akademike. Problemet dhe
    hallet e tyre nuk mbarojnė kurrė, edhe pse mes mundimeve qė shkojnė
    jashtė logjikės sė perceptimit nė kohėrat moderne, arrijnė tė vazhdojnė
    dhe tė mbarojnė studimin e mesėm, i cili ėshtė i karakterizuar nga njė
    nivel pedagogjik jo vetėm qė le pėr tė dėshiruar, por ėshtė edhe
    qesharak me komponentėt e tij akademik. Mjafton tė pėrmendim qė nė njė
    pjesė tė konsiderueshme tė shkollave tė mesme nė zonat veriore tė
    Shqipėri kemi pseudomėsues pa arsimim pėrkatės qė japin mėsim dhe qė
    marrin pėrgjegjėsitė mbi supe pėr tė pėrgatitur brezin e ardhshėm. Nuk
    mungojnė rastet, ku dikush qė pak vite mė parė ka mbaruar me nota
    kaluese shkollėn e mesme dhe tani jep mėsim po nė gjimnaz. Kemi edhe
    raste tė tjera, ku ndonjė mėsues me arsim pėrkatės nuk ka pėrgjegjėsi
    pėr profesionin dhe funksionin qė ka, ku me papėrgjegjshmėrinė mė tė
    madhe e kalon kohėn duke pirė raki nė bar se sa duke dhėnė mėsim nė
    klasė. Kjo ėshtė panorama e arsimit qė prodhohet nė kėto zona qė ēdo
    ditė e mė shumė largohen nga bota e kulturės moderne, sepse nuk kanė
    asgjė tė pėrbashkėt me bashkėmoshatarėt e tyre nė botė, pėr veē faktit
    qė kanė ardhur nė kėtė botė dhe janė qenie qė luftojnė mes shpresės dhe
    dėshpėrimit pėr tė konsumuar vitet e jetės qė ju ka dhuruar zoti dhe
    natyra. Dua tė bėj dhe njė lidhje krahasuese me sistemin e fundit qė ka
    aplikuar Ministria e Arsimit pėr tu pranuar nė universitet, tė bazuar
    nė meritė, preferencė dhe realitetin e situatės sė nivelit arsimor nė
    kėto zona. Ky sistem nė teorinė shpjeguese ėshtė mjaft i drejtė, por nė
    realitetin aplikues nė terren do tė thoja ėshtė njė dėshtim i radhės,
    sepse preferenca e shumė nxėnėsve qė pėrshkruam mė sipėr kanė pak
    shanse tė jenė tė realizueshme. Pse ndodh kjo? Sepse, si mund tė arrij
    tė marr pikėt e nevojshme nė provimet e maturės dhe lėndėve me zgjedhje
    njė nxėnės qė mėsohet nga njė pseudomėsues mė arsim po tė mesėm dhe me
    mesatare tė ulėt, apo nga njė mėsues me arsim pėrkatės qė preferon mė
    mirė tė kaloj kohėn nė bar duke pirė se sa tė bėj detyrėn e tij si
    mėsues qė duhet jo vetėm tė jetė i pranishėm nė klasė, por tė
    pėrkushtohet pėr tė dhėnė mėsim me profesionalizėm tė lartė akademik.
    Sa mundėsi ka njė nxėnės qė sapo ka mbaruar shkollėn e mesme nė njė
    degradim tė tillė arsimor, tė arrij tė kaloj me rezultate konkurrente
    provimet e hartuara nga profesionalistėt e lartė nė Tiranė, tė cilėt pa
    marrė parasysh realitetin, mendojnė se edhe kėta si shokėt e tyre tė
    shkollave tė Tiranės, kanė pasur jo vetėm mėsues me nivel tė lartė
    profesional, por qė kanė ndjekur edhe kurse private. Car mund ti thuash
    njė maturanteje qė sapo ka mbaruar maturėn dhe qan ēdo ditė, sepse ka
    marrė katėr nė provimin e matematikės? Ti e meriton katrėn, sepse nuk
    ke mėsuar, kur nė tė vėrtet ajo gjithmonė ka qenė kėrkuese ndaj vetes,
    por qė mėsuesi qė i jepte mėsimin e matematikės kishte mbaruar vetėm
    pak vite mė parė shkollėn e agronomisė mė mesatare tė dobėt dhe qė nuk
    kupton asgjė nga lėnda e matematikės. Car duhet ti thonė prindėrit
    vajzės sė dėshpėruar qė tė pushoj sė qari? Ti thonė se: ti bija jonė
    nuk mund tė shkosh nė universitet edhe pse gjithmonė ke menduar dhe ke
    dashur qė njė ditė tė jesh njė studente e zonja. Car pėrgjigje
    argumentuese mund ti jap Ministria e Arsimit? Na vjen keq, por ti nuk
    arrite tė bėje testin e provimit qė kemi hartuar ne nė mos pėrputhje me
    realitetin, ku ti je pėrpjekur tė shkollohesh. Apo ti thotė na vjen keq
    se ti ke preferenca pėr tė vazhduar shkollėn, por nuk ke merita, edhe
    pse ne si Ministri nuk kemi bėrė asgjė konkrete pėr tė krijuar mundėsi
    bashkohore mėsimdhėnėse, ku dhe ti tė ndjeheshe e barabarte me fėmijėt
    e tjerė tė privilegjuar nė kushte dhe rrethana. Notėn katėr nuk e
    meriton maturantja fatkeqe qė ka lindur nė njė zonė ku mungon gjithēka
    qė nga mėnyra e jetesės deri tek aspiratat e mundshme pėr njė tė ardhme
    te ndryshme nga ajo qė pėrjeton ēdo ditė, por Ministria e Arsimit
    bashkė me drejtoritė e saja qė nuk ka bėrė asgjė nė kėtė drejtim. Nėse
    nuk veprohet shpejt me politika konkrete nė kėto zona malore nė njė tė
    ardhme tė afėrt do tė kemi njė realitetit tepėr tė hidhur, ku injoranca
    do tė gllabėroj jetėn e pėrditshme shoqėrore. Ministria e Arsimimit
    duhet tė inkurajoj tė rinjtė e sapo diplomuar pėr mėsuesi tė shkojnė nė
    kėto zona tė thella pėr tė dhėnė mėsim. Ky inkurajim mund tė bėhet duke
    ju rritur rrogat nė bazė tė distancave qė kryejnė pėr tė shkuar nė
    shkolla, ku duhet tė zhvillojnė orėt e mėsimit me profesionalizėm tė
    lartė pėr tė transportuar me dashuri dituritė tek breza e ardhshėm.
    Gjithashtu duhet tė garantoj mjete tė posaēme transporti pėr mėsuesit
    dhe nxėnėsit qė t’iu shkurtoj distancat dhe rraskapitjet fizike.
    Vendosja e njė sistemi tė tillė transporti do tė rriste dėshirėn
    arsimdashėse tek fėmijėt e kėtyre zonave. Ēdo reformė qė thjeshtė
    importohet nga vendet e tjera, por qė nuk pėrshtaten me realitetin tonė
    kulturor, ekonomik, dhe social ėshtė e destinuar pėr tė dėshtuar ashtu
    siē ka ndodhur deri tani. Reformat nuk duhet tė bėhen sipas kriterit
    vertikal, por edhe atij horizontal. Kjo do tė thotė se nuk mund tė
    bėjmė reformėn universitare tė aplikimit dhe atė tė zhvillimit sipas
    Kartės sė Bolonjės, ku nivelet e tjera tė arsimit mund tė jenė nė
    nivele gjithmonė e mė shumė degraduese si ato qė pėrmendėm mė sipėr.
    Nėse vazhdon tė zhvillohet me kėtė ritėm situata e papranueshme
    arsimore nė kėto zona, atėherė ėndrrat universitare tė maturantes qė ka
    marrė katėr nė matematike dhe bashkėmoshatarėve tė saj qė jetojnė nė
    njė atmosferė tė tillė dėshpėruese janė afėr sepse i takojnė ēdo ditė
    nė mendjet e tyre nė formėn e imazheve virtuale, por janė shumė larg nė
    realitet duke mbetur vetėm ėndrra. Nėse nuk sigurojmė njė sistem
    arsimor tė shėndosh, rrezikojmė tė kemi njė Rini mediokre dhe pėr
    rrjedhojė njė tė ardhme dėshpėruese dhe shqetėsuese. Rinia pėrbėn tė
    ardhmen e ēdo kombi, nėse ne nuk kujdesimi pėr tė, rrezikojmė tė mos tė
    kemi tė ardhme.

      Current date/time is Fri Apr 19, 2024 3:52 am