Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Aristoteli dhe Politika sipas mendimit tė tij filozofik

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Aristoteli dhe Politika sipas mendimit tė tij filozofik Empty Aristoteli dhe Politika sipas mendimit tė tij filozofik

    Post by Webmaster Tue Jan 29, 2008 1:28 am

    Aristoteli dhe Politika sipas mendimit tė tij filozofik

    Alban Daci
    Genova, Itali

    Politika shqyrton sjelljen e shoqėrisė, ndėrsa etika atė tė individit. Aristoteli i dedikon njė libėr tė plotė politikės. Pikėnisje ėshtė thėnia e famshe e tij “Njeriu kafshė politike”; Nuk janė politikan as zotrat dhe as kafshėt, por vetėm njeriu. Cfarė do tė thotė kjo thėnie? Do tė thotė se njeriu si pėr nga natyra ėshtė lidhur me jetė komuniteti me tė tjerėt si dhe nga forma tipike sociale e Polis ( term nga ku rrjedh fjala politikė). Artistoteli sic e dijmė ka pėrjetuar raporte tė ngushta me Maqedoninė, ku politika e ndjekur nga Aleksandri i madh nuk kishte tė bėnte fare me mendimin e Artistotelit se: njeriu ėshtė i lidhur me polis-in dhe Aleksandri i Madh ėshtė qė simboli i kėsaj lidhje me vet polis-in. Artistoteli parasėgjithash thekson : edhe kafshėt jetojnė nė shoqėri, por ky ėshtė fakt instiktiv: tek ata mungon implikuesi i ashtėquajtur “Konktratualizėn”, tezė sipas sė cilės Shteti ėshtė njė kontratė., njė mbledhje e bėrė nė tavolinė nga njerėzit, qė janė tė vetėdijshėm se e qėndruara sė bashku pėrbėn njė vantazh. Artistoteli mendon ndryshe: ėshtė njė sjellje dhe kostum natyror: ėshtė e vėrtetė qė njėrėzit rigrupohen edhe pėr interes, pėr tė pasur vantazhe: askush nuk mund tė bėj mė tė mirėn vetėm dhe ėshtė mė mirė nėse secili specializohet nė njė aktivitet, por ky nuk ėshtė njė proces konvencionues, pėrkundrazi spontan. Artistoteli thekson se fakti i tė jetuarit sė bashku nuk ėshtė i shpjeguar vetėm mbi bazėn e nevojave materiale, edhe nė rast se njeriu do tė kishte gjithcka qė do tė kishte nevojė dhe do tė ishte autonom do tė tentonte pėrsėri pėr tė jetuar sė bashku me tė tjerėt. Ėshtė njė dėshirė spontane pėr tė qėndruar sė bashku. Njeriu tenton pra tė agregohet nė mėnyrė natyrore.: kontratualistėt thonin qė cdo njeri ėshtė njė atom nė shoqėri. Karakteri natyror pėr Aristotelin sjell karakterin gradual. Aristoteli shikon tek Polis tė vetmin proces agregus tė shoqėrisė, ku ėshtė edhe kulmi i shprehjes dhe relazimit tė saj. Familja ėshtė shoqėria premordiale e lindur para dhe prandaj ka tė drejtat e saja. Kur, Aristoteli flet pėr familjen e thėrret OIKOS (shtėpi): ėshtė interesante pėrse familja ėshtė bėrthama parėsore jo vetėm nė planin e efekteve, por edhe nė planin ekonomik: ekonomi faktikisht do tė thotė rregullimi i OIKOS (Shtėpisė).
    Kur, Aristoteli flet pėr familjen citon katėr figura: baba, nėnė, femijė dhe skllevėr, qė zhvillonin aktivitetet e agrikulturės dhe kryenin shėrbime pėr shtėpinė. Edhe nė familje formohen raporte tė ndryshme autoriteti: babai ka raporte tė ndryshme autoriteti mbi gruan, fėmijėt dhe skllevėrit. Raporti me gruan ( i ngjashėm me modelin aristokratik), me fėmijėt ( i ngjashėm me modelin e monarkisė) ėshtė i pėrkoshėm dhe zgjat derisa rriten dhe raporti me skllevėrit ( i ngjashėm me modelin e tiranisė) ėshtė i pėrhershėm. Aristoteli thekson se skllavėria ėshtė dicka natyrore dhe e nevojshme ( ide e cila vetėm nė mesin e dytė tė shekullit tė kaluar ėshtė hedhur poshtė, ku cdo sjellje skllavėrore ėshtė e dėnueshme).
    Si e justifikon skllavėrinė Aristoteli?
    Aristoteli shprehet se: ekzistojnė individ pėr nga natyra tė lirė dhe tė tjerėt po nga natyra skllevėr; argumentimi ėshtė bazuar mbi kapacitetin pėr tu liruar dhe nga aftėsia pėr arsyetuar; Aristoteli thotė qė njė pjesė e humanizmit ka aftėsinė pėr tė vėnė nė praktikė kapacitet e tija mendore ( kapacitetin e kemi tė gjithė, por ka tė bėj me kalimin e kėtij kapacitetu nė akt) dhe njė pjesė qė nuk ėshtė e aftė qė nuk din tė bėj zgjedhje racionale. Nėse ėshtė kėshtu, Aristoteli thotė se: ėshtė mirė jo vetėm pėr pornarėt, por edhe pėr vet skllevėrit tė jenė skllevėr ( ja vlen tė theksohet qė skllavėria greke ishte shumė mė pak e egėr se ajo romane): njė person i paftė tė vetqeveriset nė menyrė autonome mund tė mbitoj vetėm duke qenė i qeverisur nga njė tjetėr. Problemi i vėrtetė ėshtė qė konkretisht nuk shėndrohesh skllav pėr faktin qė nuk jė gjendje pėr tė menduar; shėndrohesh skllav pėrmes luftėrave. Kush humbet bėhet skllav, kush fiton behėt pronar ( ligji i pashkruar i luftės).
    Rikujtojmė qė Platoni vetė rrezikoj tė bėhej skllavė, sepse ishte kapur rob nga piratėt: sigurisht Platoni pėrderisa mendonte dhe dinte dicka…Aristoteli kupton, por nuk gjen tjetėr rrugėdalje. Aristoteli ka qenė themeluesi i shkencės sė ekonomisė: njė nga konceptet themelore tė tij ėshtė koncepti i parasė dhe funksionet e saja.
    Pėr Aristotelin ekzistojnė dy mėnyra pėr tė pėrdorur paranė: njėra legale dhe tjetra jo. Ekonomia ėshtė qeverisja e shtėpisė, procesi prokurimit tė mirave pėr tė bėrė tė funksionoj mirė shtėpija. Natyra e parasė dhe thelbi i saj ėshtė tė jetė mjet shkėmbimi.
    Kalojmė nė analizėn politike.: ndarja mes formės negative tė qeverisjes dhe formės sė mirė qevėrisėse ėshtė e dhėnė nga fakti kush qeveris qeverisjen pėr interesin publik ose personal. Monarkia ėshtė qeverisja e njėrit nė shėrbim tė gjithėve; Tirania , ku njėri , qeveris vetėm pėr interesin e tij. Njė hapėrisė tė vecantė, Aristoteli, i kushton demokracisė qė e quan qeveria e shumicės: kolektiviteti mund tė qeverisė nė interesin e shumicės ( politeia ) ose tė shumicės qė qeveris ( demokracia). Politeia ėshtė kushtetuta pėr ekselencė ( sipas Aristotelit); nė realitet duhet tė bėhet kujdes nė faktin qė Artistoteli ndan sipas dy kritereve politik: a) numerik: qeverisin shumė, pakica…b) sociologjik: demokracia nuk ėshtė vetėm qeverisja e shumicės, por edhe qeverisja e demosi-it (popullit).
    Pėr Aristotelin forma mė e mirė qevėrisėse ėshtė politeia, demokracia positive, kur shumica qeveris mirė. Politeia shikohet sipas njė kriteri sasior, por edhe sipas njė kriteri social. Aristoteli thotė se tė gjithė do tė pranonim qė tė qevėriste vetėm njė individ, nė rast se ky individ do tė kishte mė shumė virtyt se sa ne tė gjithė sė bashku: kjo do tė ishte qeverisja mė e mirė, por ėshtė me tė vertetė abstrakte qė tė jetė e mundshme dhe e realizueshme.

      Current date/time is Wed Mar 27, 2024 11:45 pm