Drejtėsia Shqiptare

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Tė huaj nė vendin tonė

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster


    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Tė huaj nė vendin tonė Empty Tė huaj nė vendin tonė

    Post by Webmaster Tue Jan 29, 2008 2:02 am

    Tė huaj nė vendin tonė


    Pėr shkak tė amullisė politike si dhe tė periudhės sė gjatė e tranzicionit qė po kalon vendi ynė shumė tė rinj po largohen nga Shqipėria, pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe mė tė sigurtė.
    Njė numėr i madhe i tyre kanė preferuar kryesisht universitet mė tė mira Perendimore. Studentėt shqiptar nuk janė thjeshtė pjesė e auditorėve nė kėto universitete, por janė lider persa u pėrket aftėsive nė kuadrin e studimit. Studentėt shqiptarė janė me te mirėt dhe kanė arritur rezultate tė shkėlqyera nė fusha tė ndryshme profesionale, akademike dhe shkencore. Aftėsitė e tyre gjeniale kanė bėrė qe nė mjediset e ndryshme akademike tė kėtyre universiteteve tė mbrohen vlerat kulturore dhe historike tė Kombit . Roli i tyre ėshtė vital, sepse kanė krijuar dhe mbrojtur njė opinion tė drejtė mbi shqiptarėt si: nje popull me kulturė dhe civilizim shumė tė moēem. Kėto studentė i kanė treguar botės se nuk jemi hajdutė te rėndomtė, nuk jemi vetėm klandestinė, nuk jemi tė pa integruar, ashtu sic e kanė pasqyruar disa sterotipe pėr interesa tė caktuara.
    Duke analizuar numrin e madh tė studentėve qe studiojnė jasht vendit dhe qė nuk dėshriojnė qė pas studimeve tė kthehen nė Shqipėri mund tė themi se kemi te bėjmė me njė rrjedhje truri!
    Tė largohesh nga Shqipėria pėr njė periudhė relativisht tė gjatė do tė thotė se: fillon dhe ndjehesh mik nė shtėpinė tėnde, sepse tė ndjehesh pjesė e asocuar e njė shoqėrie duhet tė jesh jo vetėm pjesmarrės nė evenimentet e saj por edhe protagonist e ideator.
    Per ne, jeta shoqėrore ne Shqipėri nuk ėshtė njė tribunė vlerash dhe nuk pėrfaqėson mendimet dhe idetė tona. Shumė gjėra ndodhin pa marr konsensin apo miratimin tonė. Politologu Loėell ka theksuar qė ēdo njeri qe preket nga njė aksion ka tė drejtė te reagojė drejtpėrdrejt ose duke qenė i pėrfaqėsuar nga persona tė pėrzgjedhur prej tij. Nė tė gjitha aksionet politike apo shoqėrore si dhe nė proceset qė i kriojnė kėto aksione jo vetėm qė nuk na jepet mundėsia pėr tė qėnė drejt per drejt pjesmarrės, por as qė tė kemi pėrfaqėsues tė zgjedhur me virdiktin tone.
    Shembulli me konkretė janė zgjedhjet e fundit parlamentare qė u zhvilluan me datė 3 korrik. Zgjedhjet nė vendet demokratike konceptohen si: procese te institualizuara, ku pėrzgjidhen pėrfaqėsuesit, tė cilėt janė anėtarė zyrtarė te organizatave. Kėto organizata janė partitė qė formojnė tė ashtuquajturin sistem politik i njė vendi.
    Zgjedhjet, janė hapi themelor qė percaktojnė mjdesin, regjimin dhe komunitetin politik tė njė vendi. Nė kėto zgjedhje pjesėmarrja e studentėve qė studiojnė jashtė, si dhe emigrantėve ka qenė shumė e vogel. Kjo ka ndodhur per disa arsye:

    1. Pengesa nė lejet e qėndrimit nė vendet ku jetojne

    2. Mos interesimi, sepse njė pjesė e mirė e tyre e shikojne Shqipėrinė si njė Atdhe qė nuk interesohet pėr to dhe qė gati-gati, tashmė, e kanė humbur dhe qe kanė krijuar nje Atdhe tė dytė.

    3. Humbja e besimit dhe e shpresės nga kompleksi i sistemit politik shqiptar, i cili ka prodhuar largimin e tyre tė pa dėshirueshėm.

    4. Keq informimi, ose me mirė le tė themi mungesa e informimit, mbi programet politike si dhe mbi fushatėn zgjedhore. Informimi ėshtė nje ndėr faktorėt kryesor qė bėn tė mundur pėrcaktimin e kategorisė sė votuesve si dhe shpjegon arsyen pėrse i pėrkasin asaj kategorie votuesish.



    Kėto shkaqe dhe pengesa nė tė njėjtėn kohė realizojnė nė njė farė mėnyre "rrjedhje truri" edhe nė radhėt e rinisė studentore . Kjo ėshtė njė humbje tė rėndėsishme e kapacitetit intelektual me pikpamje perėndimore dhe bashkėkohore.
    Deri me sot nga organizmat tona shtetėrore ėshtė bėrė shumė pak ose pėr tė thėnė nuk ėshtė bėrė asgjė. Nuk kemi parė dhe nuk kemi dėgjuar qoftė edhe njė projekt konkret tė hartuar dhe te vėnė nė zbatim nga organanizmat shtetėrore, siē ėshtė Ministria e Punėve tė Jashtme. Pra, me deshirė a pa deshirė, me qėllim apo pa qėllim, jemi aktualisht jo tė mirėpritur ose le tė themi tė pėrjashtuar nga shoqėria shqiptare.

    Eshtė qesharake kur shikon qė shteti shqiptar nuk ka asnjė informacion qoftė minal mbi numėrin, vėshtiresitė, si dhe pėr rezultatet qė arrijnė kėta studentė gjatė periudhės sė studimeve. Si mund tė mendohet qė qeveria nė detyrė, qė sapo mbyll ciklin e saj qeverisės, mund tė kėtė ndėrmarrė ndonjė hap tė frytshėmt, ku nuk zotėron konkretish njė statistikė qoftė edhe informale mbi numrin e studentėve shqiptare qė studiojne nėpėr botė.Duke pare qė shteti mėmė, nuk ka bėrė asgjė pėr ta studentėt ose komunitete tė caktuara studentore krijuan organizata qė kishin pėr qėllim tė mbronin tė drejtat e tyre, tė promovonin ide tė pėrbashkėta mbi ēeshtje tė caktuara kombėtare, pėr tė mbrojtur identitetin, si dhe preardhjen e tyre si njė komb i kulturuar.
    E tillė ėshtė Gjenerata Re Shqiptare nė Botė , e para organizatė shqiptare qė ka paraqitur projektin " "Mirėserdhėt nė Atdhe". Ky projekt ju bėn thirrje qė tė gjithė studentėve shqiptarė, kudo nė botė, qė tė bashkėpunojnė duke paraqitur CV pranė kėsaj organizate, e cila do t’ia dėrgoj herė pas here Qeverise Shqiptare. Ky projekt do tė konkretizohet fal edhe bashkėpunimit qė na ka ofruar Partia Damokratike me nė krye liderin e saj, z.Sali Berisha, i cili i shikon studentėt qe studiojnė jashtė vendit si pjesė e rėndesishme dhe e pandarė e Brezit Bashkohore Shqiptar, qė do tė bėjė tė mundur integrimin si dhe pėrparimin ekonomiko-kulturorė tė Shqipėrisė.
    Gjenerata Re Shqiptare pėr vetė shtrirjen e saj mbi pesė kontinente, ėshtė e vemtja organizatė qė nė bashkėpunim me organet shtetėrore tė krijoi mjedisin, si dhe tė gjitha kushtet e nevojshme pėr tė kthyer "trurin" e larguar.
    Shembulli GJRSH duhet ndjekur nė forme bashkėpunimi edhe nga organizata tė tjera qė kanė kryesisht shtrirje tė karakterit lokal. Ka ardhur koha qė aftėsitė dhe kapacitet tona t’i investojmė kėtu, nė Atdheun tonė. Dėshira jonė nuk mungon, tani thjeshtė qeveria e re duhet tė ketė vullnetin e mirė pėr ta konkretizuar. Shpresojmė qė me tė vėrtet tė ketė ardhur koha pėr ndryshim dhe qė kėtė ndryshim ta prekim edhe studentėt apo emigrantet qe janė detyruar tė largohen nga Shqipėria.
    Nėse njė dite do tė na krijohen kushtet pėr t’u kthyer dhe pėr t’u integruar nė specialitetet e fituara, atėherė me tė vėrtet ka mbaruar periudha kalimtare e tranzicionit pėr vendin tonė. Pėrsa kohė do tė kemi flukse qytetarėsh qė largohen, do tė thotė se kemi tranzicion, gjė qė le tė kuptosh qė nė Shqipėri ka shumė pengesa qė nuk bėjnė tė mundur gjetjen e hapėsirave, tė cilat bėjnė tė mundur krijimin e kushteve pėr mė tė mirė tė karakterizuar nga prosperiteti dhe mirėqėnia.Qė ndryshimi tė jetė i sukseshėm duhet tė jetė i karakterizuar nga reforma radikale dhe kėto reforma duhet tė prekin tė gjitha shtresat shoqėrore, veēanėrisht rininė e shkolluar jashtė vendit, si njė investim i madh intelektual pėr kėtė vend . Shqipėria ėshtė njė vend qė i ka kapacitet e duhura pėr ta realizuar kėtė ndryshim.

    Alban Daci, kryetar
    Gjenerata Re Shqiptare-Itali
    Student per Mardhenie Nderkombetare dhe Diplomatike
    Universiteti i Gjenoves-Itali

      Similar topics

      -

      Current date/time is Thu Apr 18, 2024 9:37 pm